Pas shumë kohësh së bashku, Fero dhe Arbenita kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre. Lajmi u bë i ditur ditën e djeshme nga burime shumë të sigurta për “Prive”, sipas të cilave dyshja i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në privatësi të plotë.
Këtë të dielë, modelja ka reaguar për herë të parë që pas qarkullimit të lajmit në media. Ajo ka publikuar një foto krah Feros në Instastory.
“Si duket një çift që nuk i intereson asgjë”, ka shkruar Arbenita krahas fotos, duke lënë të kuptohet se ata as që duan t’ia dinë për lajmet që qarkullojnë rreth tyre.