Edhe një herë që foli Alketa e SULMOJNË komentuesit: Çun e more ti? Se sikur nuk ishte beqar ai… (FOTO) – AlpeGossip
Edhe një herë që foli Alketa e SULMOJNË komentuesit: Çun e more ti? Se sikur nuk ishte beqar ai… (FOTO)

Edhe një herë që foli Alketa e SULMOJNË komentuesit: Çun e more ti? Se sikur nuk ishte beqar ai… (FOTO)

Nuk ka njeri ekrani që ta ketë mbajtur jetën private aq larg jetës publike sa Alketa Vejsiu. As bashkëshortin, as fëmijët, asgjë që ndodh brenda mureve të shtëpisë nuk del jashtë saj, ndryshe nga shumë tjera që u dimë edhe se çfarë kanë nëpër sirtarët e dollapit. Alketa është shembulli që na tregon se kur do, privatësinë mund ta mbash për bukuri larg syve të botës. Siç është gjithashtu personazhi i vetëm
që mund t’ua tregosh si shembull gjithë të famshmeve shqiptare që ankohen se sa shumë ua cenojnë privatësinë. Nëse nuk flet vetë askush nuk të ngacmon. Sërish Alketën do ta përdornim si shembull për të ilustruar sa thamë më lart.

Për herë të parë foli dy-tre gjëra për familjen dhe nxori më shumë sesa gishtin e burrit që nxjerr zakonisht nëpër foto, nëse do lexoni komentet që kanë shkruar nëpër rrjet, për herë të parë nuk ngjajnë me komplimentet që i bëjnë zakonisht si prezantuesja më e shkathët e më e mirë. Kësaj here komentuesit e kanë sulmuar për origjinën e bashkëshortit të saj (që sipas tyre nuk qenka nga Vlora) dhe bizneset e tij. Në një Shqipëri kaq të vogël, vështirë mos të dalë një ish-shok banke, një komshi a një shok shkolle që të të njohë me rrënjë e dhëmballë, e t’i dijë historitë që nga koha kur lindi. Ndoshta Alketa jo pa arsye ka qëndruar kaq e fshehte deri më tani. Mund të mos të jetë edhe çështje privatësie.