E LODHUR POR E LUMTUR/ Marina tregon ç’po ndodh gjatë xhirimeve të ‘Klanifornia’ – AlpeGossip
E LODHUR POR E LUMTUR/ Marina tregon ç’po ndodh gjatë xhirimeve të ‘Klanifornia’

E LODHUR POR E LUMTUR/ Marina tregon ç’po ndodh gjatë xhirimeve të ‘Klanifornia’

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca, do të rikthehet në ekran pas një pauze dy vjeçare. Siç është bërë e ditur ajo do të drejtojë spektaklin më të ri të humorit, të quajtur ‘Klanifornia’ me skenarist Turjan Hyskon.

Klanifornia do të startojë këtë të Shtunë në orën 21:00 në Tv Klan. Në kastin e spektaklit janë të përfshirë: Julian Deda, Albano Bogdo, Eliona Pitarka, Visian Ukcenaj, Esmeralda Metkaj, Eglein Laknori, Lisa Kujofsa, Delinda Dishaj si edhe Olsi Bylyku. Publiku po tregohet i paduruar pasi janë premtuar të qeshura pafund.

Marina ka publikuar së fundmi një foto në Instastoryn e saj ku shihet gjatë provave me një pjesë të kastit. ‘Jemi gati për një super spektakël’, ka njoftuar Marina e cila shfaqet e lodhur por e buzëqeshur. ‘Klanifornia’ do ketë të përfshirë edhe pjesën e muzikës dhe intervistave përveç pjesës së humorit.