“RASTI TRAGJIK”/ Nëna dhe partneri i saj lënë vajzën 19 muajshe të vdesë e lidhur në shtrat – AlpeGossip
“RASTI TRAGJIK”/ Nëna dhe partneri i saj lënë vajzën 19 muajshe të vdesë e lidhur në shtrat

“RASTI TRAGJIK”/ Nëna dhe partneri i saj lënë vajzën 19 muajshe të vdesë e lidhur në shtrat

Një gruaje dhe ish-partnerit të saj ju shfuqizua akuza për vrasjen e një fëmije, pasi u gjet e lidhur në një shtrat “kafaz”, por u shpallën fajtorë si shkaktar të vdekjes së saj.

Lauren Coyle, 19 vjeç, dhe Reece Hitchcott, 20 vjeç u shpallën fajtor si shkaktar të vdekjes së vajzës 19 muajshe Coyle Ellie-May.

Juria e gjeti palën fajtore për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së saj si dhe një akuzë për mizori ndaj fëmijëve.

Ellie-May u gjet e vdekur në shtëpinë e çiftit në Preston, Lancashire në Britani, më 23 mars të vitit të kaluar.

Në Gjykatë u dëgjua se krevati i purpurt i foshnjës në banesën me dy dhoma gjumi ishte “kthyer në një kafaz”.

Madje, vajzës nuk i lejohej as të shikonte, teksa mbahej e lidhur për kyçesh.

Brett Gerrity, nga Shërbimi i Prokurorisë tha: “Ky është një rast tragjik në të cilin një fëmijë i vogël dhe i pafajshëm është trajtuar në mënyrën më të keqe nga ata që duhet të kujdeseshin për të”.

“Gjatë gjykimit prokuroria vërtetoi se, duke e kufizuar Ellie-May në shtratin e saj, Lauren Coyle dhe Reece Hitchcott me dashje kontribuonin ose drejtpërdrejt shkaktuan vdekjen e parakohshme të vajzës”.