Adoleshentja xheloze/ Sulmon me thikë ish të dashurin që ishte në krevat lakuriq me tjetrën – AlpeGossip
Adoleshentja xheloze/ Sulmon me thikë ish të dashurin që ishte në krevat lakuriq me tjetrën

Adoleshentja xheloze/ Sulmon me thikë ish të dashurin që ishte në krevat lakuriq me tjetrën

Një adoleshente, që sulmoi në dhomë ishte të dashurin me të dashurën e tij të re, ka përfunduar në pranga.

18-vjeçarja Anna Dickinson“rekrutoi” dy shoqe të sajat që ta ndihmonin të kryente një ‘opearcion’ sulmi ndaj ish të dashurit i cili sapo ishte lidhur me një vajzë tjetër.

Pasi e kishin kërcënuar disa herë të dashurën e re, Dickinson dhe bashkëpunëtoret e saj u futën me forcë në shtëpinë e Tyrone Baines ndërkohë që ai ishte në shtrat me të dashurën.

Tre “bashkëpunëtorë” e rrethuan 18-vjeçarin dhe plagosën tre herë me thike ndërkohë që vetë vajza dhe shoqja e saj e ngushte shkuan tek vajza 17-vjeçe e cila po rrinte lakuriq në shtrat. Teksa shoqja e saj e mbante “viktimën” mbërthyer ish e dashura xheloze e goditi me thike dhe u mundua t’i priste flokët.

Pas arrestimit të grupit, i sulmuari dhe e dashura e tij ia hodhën paq pavarësisht plagëve të marra dhe tashmë po rikuperohen.