“FOL SE NUK UA HAJMË LIDHJEN”/ FOTO: Butrinti “kryqëzohet” nga fansat për flirtin me këngëtaren shqiptare – AlpeGossip
“FOL SE NUK UA HAJMË LIDHJEN”/ FOTO: Butrinti “kryqëzohet” nga fansat për flirtin me këngëtaren shqiptare

“FOL SE NUK UA HAJMË LIDHJEN”/ FOTO: Butrinti “kryqëzohet” nga fansat për flirtin me këngëtaren shqiptare

Rrjetet sociale mund të zbulojnë shumë për marrëdhënien mes dy personave, ndaj shpesh emrat e njohur të ekranit hezitojnë para se të bëjnë ndonjë veprim publik. Por këngëtari Butrint Imeri nuk është menduar dy herë para se të komentojë në postimin e koleges së tij, Dhurata Dora.

Në foton e saj të fundit të publikuar ditën e djeshme, mes të tjerave këngëtarja mori edhe një reagim nga Butrinti, i cili komentoi emoji-t e 3 kërcimtareve. Përgjigja që mori prej saj ishin dy zemra dhe kaq mjaftoi që të nisnin aludimet se dy këngëtarët mund të jenë çift.

Një prej ndjekësve pyet dyshen nëse janë të lidhur, ndërsa të tjerë shkruajnë se shkojnë shumë bashkë. Butrint Imeri përflitet për një lidhje dashurie me moderatoren Kiara Tito, për të cilën nuk është prononcuar asnjë prej tyre. Ndërsa për marrëdhënien e tij me Dhurata Dorën nuk dihet asgjë, deri në reagimet e fansave.