Zbulohen të ftuarit specialë të dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle – AlpeGossip
Zbulohen të ftuarit specialë të dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle

Zbulohen të ftuarit specialë të dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij e ardhshme, Meghan Markle, do të ftojnë më shumë se 2 500 njerëz nga publiku për të marrë pjesë në festimet e dasmës në maj, sipas lajmit të publikuar nga zyra e tij.
Harry dhe aktorja amerikane Markle, më 19 maj, do të organizojnë një ceremoni që pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës. Takimi i çiftit me Mbretëreshën Elizabeth në Windsor Castle pritet të shfaqet në të gjitha mediat anekënd botës.

“Princi Harry dhe Ms. Meghan Markle do të ftojnë 2,640 anëtarë nga publiku në Windsor Castle me rastin e dasmës së tyre, për të parë nusen, dhëndrin, të ftuarit e tyre dhe të gjithë rrugëtimin në kala”, – mësohet nga deklarata e Pallatit Mbretëror.

Të ftuarit e publikut do të jenë 1,200 nga e gjithë Britania, përfaqësues të fushave dhe moshave të ndryshme, madje edhe të rinj të cilët “tregojnë aftësi drejtuese të larta” dhe u kanë shërbyer komuniteteve të tyre.

Po kështu, në publik do të ketë edhe 200 të ftuar nga organizatat bamirëse, 100 nxënës nga shkollat lokale, 610 anëtarë nga komuniteti kishtar dhe 530 nga stafi mbretëror. Publiku do të shohë nga afër edhe nisjen e çiftit mbretëror me karrocë.

“Princi Harry dhe Ms. Meghan Markle kanë thënë se në dasmën e tyre duan të kenë sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Ata duan ta bëjnë publikun dëshmitar të kësaj dite shumë të rëndësishme për ta”, – thuhet në deklaratën zyrtare.

“Kjo dasmë, si të gjitha dasmat, do të jetë një moment i gëzuar që do të pasqyrojë vlerat dhe karakteret e nuses dhe të dhëndrit.”