Sozia e Penelope Cruz qenka vetë motra e saj e vogël dhe s’do t’i dalloni kur t’i shihni (FOTO) – AlpeGossip
Sozia e Penelope Cruz qenka vetë motra e saj e vogël dhe s’do t’i dalloni kur t’i shihni (FOTO)

Sozia e Penelope Cruz qenka vetë motra e saj e vogël dhe s’do t’i dalloni kur t’i shihni (FOTO)

Penelope Cruz paska një motër 4 vjet më të vogël se vetja dhe jo vetëm kaq.

Monica Cruz, 40 vjeç, është kaq e ngjashme me aktoren e famshme, saqë nëse do t’i shihnit të dyja në të njëjtën foto nuk do t’i dallonit dot.

Bukuroshja brune u shfaq në festën e “InStyle Beauty” në Madrid të martën. E veshur me një fustan lejla me temina dhe flokët e kapur, Monica dukej identike si motra e saj aktore.

Sa i përket jetës së saj private, Monica vendosi vite më parë të bëhet nënë e vetme dhe solli në jetë vajzën Antonella, falë një donatori anonim të spermës.

“Të jesh një nënë ishte shumë e rëndësishme për mua që të rrezikoja të më kalonte koha”, u shpreh ajo për “Daily Mail” në 2014-n.

Ndërkohë, motra e saj Penelope ka dy fëmijë me bashkëshortin Javier Bardem, Luna Encinas Cruz, Leo Encinas Cruz.