Në shtëpinë e “Big Brother VIP3” ka debate të shumta, ndonjëherë me tone të larta dhe me ofendime. Mesditën e djeshme ka ndodhur një debat mes Roza Latit, Heidi Bacit dhe Erjola Doçit.
Debati nisi nga Roza, e cila teksa i bërtiste Heidit i thotë se ajo është askushi për t’i thënë asaj ‘false’. Nga ana tjetër, Baci i është përgjigjur me qetësi se ky është mendimi i saj.
Por tonet e larta të Latit, bënë që Heidi të largohej duke u shprehur: “Nuk ju duroj dot”. Më pas në këtë debat është përfshirë edhe Erjola, e cila ka ofenduar Bacin duke i thënë “debile” dhe Roza duke shtuar “budallaqe”.
SONDAZH / Juli apo Egla, kush është i preferuari juaj?
Pjesë nga debati:
Roza: I qeshe “back”
Heidi: S’i qesha.
Roza: S’i qeshe? Kujt po ja thua, moj budallaqe.
Heidi: Mos ofendo Roza.
Roza: Ti mua më the false. Ti meriton, të gjitha nga unë. Ja pasoja.
Heidi: Je false edhe e keqe.
Roza: …Pasoja zemër… Kush është false këtu, që Liami të preu rrugën, të ndaloi aty dhe i qeshje.
Heidi: O false, ik fol nëpër grime, ik.
Roza: S’jam e dobët unë t’i mbaj anë njeriu.
Heidi: Ik fol nëpër grime.
Roza: Hajde këtu, ballafaqohu. A ke b*thë, a ke b*thë të ballafaqohesh? A më the false. Dole blof mi, kush është false?
Heidi: Po jo moj se nuk ballafaqohem me ty unë.
Roza: Heidi dil nga banja, ngele duke u fshehur në banjë, dil ballafaqohu. Po ti sikur e ke frikë Liamin moj gocë, si nuk i qeshe.
Heidi: Nuk ju duroj dot.
Erjola: O, o debile po të flet kush moj.
Heidi: Erjola të ka hipur vetja në qejf si shumë. Kujt i thua debile ti, po i flisja Françeskës dhe Rozës.