”SOT PO NDIHEM PAK MË NORMALE”/ Shqetësimet që Sara Hoxha ka në lidhje me shtatzaninë – AlpeGossip
”SOT PO NDIHEM PAK MË NORMALE”/ Shqetësimet që Sara Hoxha ka në lidhje me shtatzaninë

”SOT PO NDIHEM PAK MË NORMALE”/ Shqetësimet që Sara Hoxha ka në lidhje me shtatzaninë

Sara Hoxha është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe shumë shpejt pritet të bëhet sërish nënë e një djali. Pavarësisht se kjo periudhë e pritjes së ëmbël ka qenë e qetë për të, duket se Sara njësoj si çdo grua tjetër ka shqetësimet e saj. Tashmë ajo ka eksperiencë me rritjen e një fëmije, por i gjithë problemi nuk qëndron këtu.

Ndonëse mund të kalojnë shumë lindje, gjithmonë nënat e kanë paksa të vështirë të përballen me ndryshimet që ndodhin në trup pas lindjes. Strijat, kilogramët e tepërt, ndryshimi i trupit, stresi, ankthi etj janë disa nga shqetësimet e zakonshme të çdo gruaje jo vetëm pas, por edhe para lindjes. Të njëjtin problem duket se ka edhe Sara, por për të mos u menduar më gjatë për këtë gjë ajo ka parë një dokumentar të realizuar nga “The New York Times”. Në të janë të përfshira rrëfime nga gra të ndryshme, të cilat tregojnë sa shumë kohë u është dashur ta pëlqejnë dhe pranojnë trupin e tyre pas lindjes së një fëmije. Mesa duket Sara e ka kuptuar se nuk është e vetmja që nuk ndihet mirë për këtë shkak, ndaj tashmë duhet të jetë më e përgatitur kur të vijë koha pas lindjes së djalit. “Pas disa muajsh me mendime dhe ndjenja shqetësuese, pashë këtë sot dhe ndihem pak më normale”, ka shkruar trashëgimtarja e “Top Channel” në një postim në “Instagram”.

Më herët në një intervistë me ndjekësit e saj Sara ka treguar se ka shtuar 9 kilogramë gjatë kësaj shtatzënie dhe se për momentin nuk ka plane për zgjerimin e mëtejshëm të familjes.