ÇFARË DASHURIE/ Fatma përlotet në studio, Alfio i bën surprizën më romantike (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË DASHURIE/ Fatma përlotet në studio, Alfio i bën surprizën më romantike (FOTO)

ÇFARË DASHURIE/ Fatma përlotet në studio, Alfio i bën surprizën më romantike (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani ishte këtë pasdite e ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu të reja nga jeta profesionale dhe private. Siç tani e dimë të gjithë, Fatma po jeton prej kohësh historinë e bukur të dashurisë me Alfion. Një dashuri që 8 muaj më parë u bekua dhe me një fëmijë, me vogëlushin Noah.

Gjatë intervistës së saj, Fatma u surprizua nga partneri, i cili i kishte nisur një buqetë trëndafilash, së bashku me një letër ku shkruhej: “Zemra ime e vogël e kuqe! Ti bën gjëra të mëdha me dashuri të madhe. Faleminderit për të gjithë lumturinë që më ke sjellë dhe lumturinë që vazhdon më jep çdo ditë! Me ty ndihemi të sigurt dhe të dashuruar! Të duam shumë, babi Alfio dhe Noah!”

Moderatorja e lexoi letrën mes shumë emocionesh dhe me sytë e përlotur. Këto emocione u shtuan akoma më shumë, pasi Alfio u shfaq në studio.

Ai kishte përgatitur për Fatmën byrek me spinaq dhe djathë, të preferuarin e saj.