“KRYEFJALË E MEDIAVE”/ Albana Osmani sapo doli në kopertinën e revistës ndërkombëtare (FOTO) – AlpeGossip
“KRYEFJALË E MEDIAVE”/ Albana Osmani sapo doli në kopertinën e revistës ndërkombëtare (FOTO)

“KRYEFJALË E MEDIAVE”/ Albana Osmani sapo doli në kopertinën e revistës ndërkombëtare (FOTO)

Moderatorja e njohur shqiptare dhe themeluesja e fondacionit “Ti je një luledielli” Albana Osmani ka treguar sot se është bërë pjesë e kopertinës së një reviste ndërkombëtare  “Global Woman”.

Kjo revistë e njohur ka në fokusin e saj femrat e suksesshme që kanë arritur të ndërtojnë karrierën mbi pasionin dhe talentin e tyre. Mesa duket kjo revistë ka pikasur edhe moderatoren shqiptare, e cila së fundmi është bërë kryefjalë e mediave në vend dhe më tej, me ndihmën që po ofron për fëmijët përmes fondacionit “Ti je një luledielli”.

Në revistën e titulluar “Gratë me vetëbesim mund të ndryshojnë botën” Osmani duket se ka treguar të gjithë ekperiencën e deritanishme me fondacionin e saj dhe punën e palodhur për të mbledhur ndihmat për fëmijët me probleme shëndetësore.

“Duke punuar me pasion, zemër dhe duke u lutur ne mund të ndryshojmë botën, duke filluar  nga familja, miqtë, komuniteti apo vendi jonë, hap pas hapi”- shkruan Albana në foton e kopertinës të postuar në Instagram.