ME SIGURI NUK E DINIT/ Ja cili person ja vuri Arkimedit emrin e famshëm “Stresi” – AlpeGossip
ME SIGURI NUK E DINIT/ Ja cili person ja vuri Arkimedit emrin e famshëm “Stresi”

ME SIGURI NUK E DINIT/ Ja cili person ja vuri Arkimedit emrin e famshëm “Stresi”

Sot Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është një prej reperëve të komentuar të showbizit, i cili erdhi së fundmi në ‘Këngën magjike’ me një baladë tepër të ndjerë, dedikim për nënën e tij.

Së bashku me mamanë, Stresi ishte i ftuar tek ‘E diela shqiptare’, ku promovoi këngën e tij dhe gjatë një loje me të ëmën, kjo e fundit zbuloi se ishte ajo vetë që i kishte vënë Arkimedit emrin ‘Stresi’.

“Vërtet nuk tingëllon bukur, por Stresi ka qenë një fëmijë hiper aktiv, tepër i shkathët. Kërkonte kujdes, krijonte ankth.”- shprehet ajo.

Mamaja e Stresit ka treguar se këtë emër ja ka vënë gjatë moshës së adoleshencës, kur ishte 14-vjeç dhe pranon se në këtë moshë që reperi është tani, ajo do t’ja hiqte këtë emër.