DITËLINDJA E TOLGAHANIT MBLEDH TË GJITHË FAMILJEN/ Almeda i bën dedikimin më të bukur (FOTO) – AlpeGossip
DITËLINDJA E TOLGAHANIT MBLEDH TË GJITHË FAMILJEN/ Almeda i bën dedikimin më të bukur (FOTO)

DITËLINDJA E TOLGAHANIT MBLEDH TË GJITHË FAMILJEN/ Almeda i bën dedikimin më të bukur (FOTO)

Aktori shumë i njohur nga telenovelat turke, por edhe nga martesa me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazin, Tolgahan Sayisman feston sot ditëlindjen. Tolgahan mbush 38 vjeç dhe kjo ditëlindje e gjeti të përmbushur në aspektin personal pasi sivjet ai u bë baba për herë të parë. Në këtë ditë të veçantë, Almeda e ka uruar Tolgën duke postuar një foto familjare ku në mes janë vetë çifti me djalin e tyre Efehan, krah Almedës janë prindërit e saj dhe vëllai i vogël dhe krah Tolgës janë prindërit e tij dhe motra.

“Sa e lumtur që të kam, gëzuar ditëlindjen shpirti im. Tolgahan të duam shumë”, shkruan Almeda.