Orët e fundit është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale një fotografi e Atdhe Xheravinës të “Për’puthen” përkrah një vajze. Ishte faqja “Padorashka” në Instagram ajo që publikoi fotografinë në fjalë:
Menjëherë kanë nisur aludimet se konkurrenti është në një romancë dhe se prania e tij në emison është veçse për show. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Atdheu përflitet për një lidhje jashtë “Për’puthen”. Fillimin e këtij muaji, qarkulloi një video e tij ku shfaqej në një pishinë të mbyllur, shumë pranë një vajze. Dyshja shfaqej duke biseduar dhe qeshur, teksa shijonte momente qetësie.
Atdheu sqaroi më tej se videoja kompromentuese e çiftit në pishinë ishte në fakt pjesë e një reklame që ai kishte realizuar, të cilën e ndau edhe me ndjekësit në InstaStory
Atdhe Xheravina do të tërhiqte veçanërisht vëmendjen e pupublikut pas puthjes me ish-pjesëmarrësen, Ana Lleshi, një puthje që u konsiderua lamtumire.
Në After Party-n e Luana Vjollcës, Atdheu do të shprehej se Ana është shumë e veçantë. Më pas ai tregoi se vajza perfekte për të është e mençuar, e bukur dhe me karakter të fortë.
Ndërkohë Ana, e ftuar para disa javësh në “Shqipëria Live” tregoi se priste një puthje në ballë si gjithmonë nga Atdheu dhe jo një puthje në buzë. Por duke qenë se puthja në buzë ndodhi, ajo kishte vendosur që ata të mos komunikonin më së bashku.