Modelja dhe aktorja e njohur, Kim Porter u gjet e pajetë në shtëpinë e saj. Ajo ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare dhe arsye për këtë ngjarje të rëndë u bë gripi. Kim po mjekohej për pneumoni pasi prej disa javësh ishte e sëmurë me grip dhe gjendja shëndetësore nuk ishte aspak e mirë.
Ky lajm ka tronditur të afërmit dhe sigurisht njëri prej tyre është edhe ish-bashkëshorti i saj, reperi P.Diddy. Burime për “TMZ” bëjnë me dije se pasi ai mori vesh këtë lajm është shokuar dhe thuajse ka kaluar në gjendje depresioni.
Diddy dhe Kim kishin mbajtur një marrëdhënie mjaft të mirë shoqërore edhe pas ndarjes.
Ata qëndruan së bashku për 13-vite dhe nga kjo marrëdhënie erdhën në jetë edhe tre fëmijët e tyre dy vajzat binjake Jessie James dhe D’Lila, si dhe djali 20-vjeçar Christian.