“ALEKSI ÇUN BEQAR”/ Rudina Dembacaj flet për statusin e ri të ish-bashkëshortit (FOTO) – AlpeGossip
“ALEKSI ÇUN BEQAR”/ Rudina Dembacaj flet për statusin e ri të ish-bashkëshortit (FOTO)

“ALEKSI ÇUN BEQAR”/ Rudina Dembacaj flet për statusin e ri të ish-bashkëshortit (FOTO)

Aktorja Rudina Dembacaj, pas divorcit me bashkëshortin dhe lidhjes me një politikan, prej kohësh është në qendër të vëmendjes së lajmeve rozë.

Ajo u fol se ajo ishte në proces divorci me bashkëshortin Aleks Varfaj dhe e pranoi hapur pas shumë kohësh këtë lajm, teksa ishte e ftuar në emisionin Wake Up.

Ndërsa duket se çifti është ndarë edhe zyrtarisht, pasi ajo ka hedhur një foto me ish-bashkëshortin në Instastory dhe shkruan, “Aleksi çun beqar”.

Por nuk thotë gjë për veten e saj, duke konfirmuar indirekt se pas ndarjes nuk është beqare.

Mediat kanë bërë publike lajmin e lidhjes së saj me ish-deputetin dhe biznesmenin, Mark Frroku, por kjo nuk është konfirmuar ende nga asnjëri prej tyre.