PAS DEKLARATAVE TË FORTA/ Flor Mumajesi publikon këngën e re – AlpeGossip
PAS DEKLARATAVE TË FORTA/ Flor Mumajesi publikon këngën e re

PAS DEKLARATAVE TË FORTA/ Flor Mumajesi publikon këngën e re

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi për momentin është kryefjala e mediave rozë.

Pas fshirjes së disa prej këngëve të tij nga Yotube, ai reagoi i revoltuar, duke ndarë dëshmi nga jeta e tij private. Pas zgjidhjes së këtij problemi, Flori i ka befasuar të gjithë, Ai ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Mbaroj për ty”.

Ky projekt muzikor i papritur po pëlqehet shumë nga fansat, të cilët menjëherë kanë nisur aludimet se kujt i dedikohet teksti, nuk ka ende një konfirmim nga Flori.

Edhe Drejtori ekzekutiv i “Acromax”, Aldor Nini, u shpreh se artisti thjesht i ka bërë private videot. “Nga ajo që kemi verifikuar, këngët e Florit nuk janë fshirë, sepse po të ishin fshirë është një proces që nuk të lejon ti kthesh prapë.

Në rastin e Florit, këngët janë kaluar në privat, kemi gjetur linqet në bazë të publikimeve që ka bërë Flori në Twitter, dhe këngët rezultojnë private me qëllim”, tha ai në “Breaking”. Më tej, Nini shtoi se gjithë kjo situtatë edhe pse nuk është përdorur për marketing nga Flori, do t’i sjellë atij rritje të klikimeve