Një ngjarje e rëndë ka tronditur Raguzën.
Një nënë u arrestua nga policia sepse detyronte vajzën e saj 13-vjeçare të prostituonte në këmbim të parave apo përfitimeve të tjera.
Nëna shpesh nuk kishte ku të flinte dhe ofronte vajzën e saj në këmbim të parave, verës, birrës, cigareve ose edhe për një dush. Vajza me ndihmën e një psikologu tregoi gjithçka që i kishte ndodhur. Gjatë dëshmisë nuk tregoi inat ndaj nënës së saj. Policia arrestoi edhe katër klientë të minorenes, meshkuj të moshës ndërmjet 30 dhe 90 vjeç.