Dan Royals ka postuar foton e gojës së tij të dëmtuar për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e pijeve energjetike, që përmbajnë deri në 58 gramë sheqer për kanaçe, transmeton lajmi.net.
Ai tha se pinte të paktën pesë ose gjashtë në ditë, deri sa mjeku i tha atij se sheqeri i tepërt dhe kimikatet – duke përfshirë aminoacidet, vitaminat B dhe substancat bimore – po hanin mishin e tij.
Dentistët kanë lëshuar paralajmërime se përmbajtja e lartë e sheqerit dhe acidit në pije energjike mund të jetë e dëmshme për shëndetin oral nëse konsumohet në tepërt.
Një studim i hulumtuesve të Organizatës Botërore të Shëndetit thotë: “Një studim në ShBA tregoi se dëmtimet e dhëmbëve mund të rezultojnë nga pH-ja e acidit dhe përmbajtjes së sheqerit të lartë të produkteve si pijet energjike”.