NËSE PËRTONI TË STËRVITENI/ Paska një mënyrë që të humbni kalori duke ndenjur – AlpeGossip
NËSE PËRTONI TË STËRVITENI/ Paska një mënyrë që të humbni kalori duke ndenjur

NËSE PËRTONI TË STËRVITENI/ Paska një mënyrë që të humbni kalori duke ndenjur

Nëse e sforconi veten për të vrapuar, atëherë kemi një super-lajm! Një dush mund të jetë po aq efektiv sa edhe ushtrimi, kur flitet për shëndetin tuaj.

Doktori Steve Faulkner, një kërkues nga “Universiteti Loughborough”, thotë se mund të ketë përfitime të ngjashme si ushtrimi, si dhe ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Ai sqaron se, një dush i nxehtë ka qenë gjithmonë relaksues, por shkenca ka zbuluar sesi “nxehtësia pasive” mund të përmirësojë shëndetin.

Faulkner dhe ekipi i tij kanë investiguar efektin që dushi i nxehtë ka në kontrollin e sheqerit të gjakut dhe numrin e kalorive të djegura. Studimi përfshiu 14 njerëz që shijuan një dush të nxehtë në 40°C edhe ushtrimin prej 1 orë në çiklizëm.

Gjatë testimit, pavarësisht se çiklizmi dogji më shumë kalori, ata zbuluan se një dush i nxehtë dogji po aq shumë kalori sa 30 minuta ecjeje.

“Kulmi i sheqerit në gjak pas të ngrënit ishte rreth 10% më i ulët kur pjesëmarrësit bënë një dush të nxehtë, në krahasim me ata që u ushtruan”, raportoi Faulkner.

Ai sqaroi se ushtrimet janë të rëndësishme për sistemin tonë imun dhe ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve. Kështu që hiqni atletet dhe hyni në tualet për një dush të nxehtë!