JONA SPAHIU BËHET VLOGERE? Një video në “Youtube” rreth eksperiencës së shtatzënisë (FOTO) – AlpeGossip
JONA SPAHIU BËHET VLOGERE? Një video në “Youtube” rreth eksperiencës së shtatzënisë (FOTO)

JONA SPAHIU BËHET VLOGERE? Një video në “Youtube” rreth eksperiencës së shtatzënisë (FOTO)

Ditën e djeshme Jona Spahiu ka treguar për ndjekësit në instastory se së shpejti e ka ndër mend të postojë në Youtube një video rreth eksperiencës së saj të shtatzënisë. Moderatorja i ka ftuar të gjithë të bëjnë pyetjet e tyre për t’i shuar më pas kureshtjen në videon në fjalë.

Ajo gjithashtu i ka kërkuar atyre t’i bëjnë subscribe kanalit të saj në youtube në mënyrë që të mos humbasin asnjë postim që do të bëhet në këtë kanal.

Mos vallë Jona e ka ndarë mendjen të bëhet vlogere?

Së fundmi personazhe të famshëm shqiptarë po ndajnë në youtube përmes videove detaje nga jeta e tyre e përditshme. E para ishte Lori Hoxha që u ndoq nga reperi kosovar Capital T dhe tashmë nga moderatorja Jona Spahiu.