VIDEO/ Çmendet Noizy! Këngë tjetër sot me Altin Sulkun, por shikoni reperin si këndon popullore – AlpeGossip
VIDEO/ Çmendet Noizy! Këngë tjetër sot me Altin Sulkun, por shikoni reperin si këndon popullore

VIDEO/ Çmendet Noizy! Këngë tjetër sot me Altin Sulkun, por shikoni reperin si këndon popullore

Kur nuk kanë kaluar ende 24 nga publikimi i këngës së re me titull “16”, reperi famshëm shqiptar Noizy është rikthyer sërish me një tjetër këngë të re, një tjetër bashkëpunim shumë energjik, por këtë herë me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Altin Sulkun, i cili është njëkohësisht edhe kushëriri i liderit të grupit “OTR”.

Kënga e tyre e publikuar vetëm pak minuta më parë në You Tube titullohet “Ajshe”, ku Noizy merr pjesë si i ftuari i Altinit. Muzika e këtij projekti është bërë nga Elgit Doda kurse teksti u shkrua nga Fifi dhe Noizy. Ajo është një dedikim ndaj të bukurës që lakmohet dhe me çdo kusht do bëhet për vete.

Klipi dhe kënga në fjalë janë shumë zbavitëse dhe sigurisht që vargjet e reperit i kanë dhënë pompozitetin e duhur. Ndërthurja e thjeshtësisë së folkut me ritmet urbane të shtyn të ndjekësh ritmin e t’i japësh replay disa herë kësaj kënge shumë “catchy”.

Në vetëm pak minuta nga publikimi kënga ka koleksionuar thuajse 100 mijë shikime në You Tube dhe me këtë ritëm duket se do të shndërrohet një hit i kësaj verës.