“KA DITË QË NUK FLASIM”/ Sarah Berisha flet për lidhjen me DJ PM dhe zëvendësimin e Jona Spahiut – AlpeGossip
“KA DITË QË NUK FLASIM”/ Sarah Berisha flet për lidhjen me DJ PM dhe zëvendësimin e Jona Spahiut

“KA DITË QË NUK FLASIM”/ Sarah Berisha flet për lidhjen me DJ PM dhe zëvendësimin e Jona Spahiut

Sarah Berisha është një nga ish-banoret më të komentuara të këtij Big Brother VIP. Pas mbylljes së kësaj eksperience ajo ka nisur rrugëtimin si moderatore e po ashtu vijon lidhjen me PM, për të cilën ka shumë kuriozitet tek fansat.

Por, si vijon lidhja e tyre jashtë kamerave? Blogerja tha se edhe ata kanë luhatjet e tyre si çdo çift por shkojnë shumë mirë pavarësisht distancës.

“Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. Prishtina është ndër vendet e mia të preferuara dhe më pëlqen shumë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa.”-tha Sarah në një intervistë për ‘Prive’.

Ajo po ashtu u pyet edhe për raportet me Donaldin dhe Beatrixën. Sarah tha se me të dy ka raporte të mira por nuk i ka takuar pas Big Brother VIP.

“Beatrixën e kam takuar vetëm në Prime dhe Post Big Brother. Nuk kam folur shumë por disa mesazhe i kemi shkëmbyer për disa mesazhe dhe një herë tjetër për një lajm. Kemi raporte normale dhe kemi folur edhe për deklaratat dhe kemi sqaruar çdo gjë. Donaldin e kam takuar vetëm në finale dhe në festën private. Nuk kemi folur më dhe nuk kemi patur kontakte. E kuptoj se ka patur presione dhe e ka patur të vështirë këtë pjesë. Besoj se do flasim më vonë”.

Lidhur me eksperiencën e saj si moderatorë në “Kosherja Shoë” ku më parë ka qenë prezantuese Jona Spahiu, Sarah u tha se nuk i ka zënë vend askujt.

“Nuk i kam zënë vendin askujt. Vendi ishte i lirë sepse nuk shkova unë për të kërkuar punë, erdhën ata. Kështu që nuk i kam zënë vendin askujt.”