Moda pranverore sipas VIP-ave shqiptarë: Nga fustani kinez deri tek logot – AlpeGossip
Moda pranverore sipas VIP-ave shqiptarë: Nga fustani kinez deri tek logot

Moda pranverore sipas VIP-ave shqiptarë: Nga fustani kinez deri tek logot

A do të quhej artikull mode nëse s’do të niste me Lori Hoxhën? Ndoshta po, por ja ku jemi.

Lori zgjodhi treshen e shenjtë: xhinse, pulovër dhe xhaketë lëkure. Pulovra është Fendi me logon ikonike FF që u rikthye këtë vit, ndërsa çanta mbahet në brez. Këto dy detaje, bashkë me perlat në syze janë ç’i japin veshjes një tjetër ndjesi dhe s’ngjan e stërparë. Rikrijohet lehtësisht kur të doni.

 

Endrit Mërtiri veshi kostumin e momentit me xhaketë me jakë të mbivendosur dhe pantallona në ngjyrën më fantastike: bezhë e errët. Linjat duhet të puthiten pas trupit sikur të jenë qepur posaçërisht për atë që i vesh dhe Mërtiri këtë bëri. E kombinoi me golf dhe kapelë në të njëjtën ngjyrë me kostumin.

Look-u më i arritshëm në këtë listë vjen nga Dojna Mema. Pantallonat me bel të lartë dhe të gjera në fund po bëhen gjithnjë e më shmë popullore, po ashtu edhe xhaketat me printin me kuadratë. Dojna i kombinoi me një pulovër të bardhë, Dr. Martens dhe çantë mustardë nga Obag.

Marigona Nila solli pranverën me një pardesy blu në bojëqielli veshur mbi golfin rozë të pudërt. Pantallonat e zeza dhe këpucët lustrafinë e mbajtën veshjen në balancë, ndërsa çanta me lule i mëshoi më shumë freskisë së stinës.

Së fundi, Laura Nezha me një fustan frymëzuar nga cheongsam-ët kinezë. Gjatësia treçerekëshe e bën perfekt për këtë kohë, mjafton një xhaketë krahëve.