Pak orë më parë, Ardit Gjebrea në llogarinë e tij të Instagram-it postoi një foto me Eni Çobanin, ku përshkruante tmerrin e aksidentit me të cilin ajo u përball para pak ditësh.
“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove Eni…u rrokullise disa herë me makinë, natën, borë, mbi 20 metra në fund, në përrua. E çfarë jemi? Vetë kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!”- shkruan Gjebrea, i cili shton se të tilla ndodhi e bën ta shohi botën ndryshe.
“Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përtjeshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve dhe nesër, pasnesër…Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”- përfundon ai.
Avokatja e njohur pësoi një aksident të rëndë rreth 1 javë më parë në qytetin e Tropojës, por fatmirësisht nuk rezultoi fatal.