Njihuni me trendin e fundit në veshje për këtë sezon veror (FOTO) - AlpeGossip
Njihuni me trendin e fundit në veshje për këtë sezon veror (FOTO)

Njihuni me trendin e fundit në veshje për këtë sezon veror (FOTO)

Duke qenë se detajet bëjnë dallimin, ky detaj nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë verë.

Vijat i kemi përdorur në veshje prej kohësh, por këtë sezon do të jetë detaji mbizotërues.

Pantallona të shkurtra, rroba banjo apo aksesorë, vijat, qofshin ato blu, të kuqe ose të zeza do të jenë kryefjala e modës.

Si për ata që kanë shumë veshje me shirita ashtu edhe për ata që kanë harruar të blejnë veshje të tilla, ju sjellim disa ide dhe sugjerime për t’u dukur sa me fashion dhe joshëse gjatë sezonit Pranverë-Verë 2018.

Vijat kanë qenë shpesh të pranishme në shumë detaje të jetës sonë, ashtu edhe në veshje. Veshjet me vija kombinohen mjat mirë edhe në pantallona të shkurtra , bluza apo këmisha me shirita. Keni mundësi të ndryshme zgjedhjeje mes shiritave në ngjyrat: të kuqe, të zeza apo blu.

Një bluzë e gjatë e bollshme, e kombinuar me atlete duke na dhënë pamjen e shfaqjes sportive apo një bluzë me supet e zbuluara të kombinuar me një kapele kashte, do të ishte një kombinim mjaft interesant për në plazh.