Reperi shumë i komentuar, Stresi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, ku u bë pjesë e lojërave dhe iu përgjigj pyetjeve nga karriera dhe nga jeta private.
Gjatë një loje Stresi u pyet se me cilin artist shqiptar nuk do të bënte kurrë asnjë bashkëpunim dhe madje s’do të pinte as një kafe.
Stresi zgjodhi reperen e njohur nga Kosova, Rina Balaj e cila prej ditësh është zhdukur nga rrjetet sociale.
Pritet që Rina t’i rikthehet sërish muzikës e ndoshta kur të vijë koha, reperja do reagojë edhe për këtë deklaratë të Stresit.