“RA NË GJUMË E S’U NGRIT MË”/ Me lot në sy, Tefta tregon ditën e fundit me Françesk Radin: Ishim të lumtur – AlpeGossip
“RA NË GJUMË E S’U NGRIT MË”/ Me lot në sy, Tefta tregon ditën e fundit me Françesk Radin: Ishim të lumtur

“RA NË GJUMË E S’U NGRIT MË”/ Me lot në sy, Tefta tregon ditën e fundit me Françesk Radin: Ishim të lumtur

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Soiree’ në Top  Channel bashkëshortja e Françesk Radit njëkohësisht edhe një  prej gazetareve më të vjetra  të  ekranit shqiptar ka treguar rreth ditëve të fundit që këngëtari i  njohur ishte në jetë.

Ajo ka rrëfyer e përlotur sesi e ka përjetuar kohën kur Françesku ishte në prag të vdekjes. E pyetur nga moderatorja e emisionit Jondida  Shehu sesi ka qenë dita kur bashkëshorti i saj ndërroi jetë, Tefta tha me lot në sy  se ishte një ditë e zakonshme, si gjithë të tjerat.

Radi gjithashtu ka shtuar se një natë para se të vdiste ka bërë plotë 2 orë e gjysëm prova për koncertin ku do merrte pjesë e më pas nuk u zgjua më kurrë.

‘Dita e fundit me Frankon ishte si një nga ditët tona të zakonshme, mjaft e lumtur. Ishte e dielë, më kishte ardhur vëllai nga Australia, ishim në Petrelë në një zonë të bukur, drekuam me miqtë tanë, me Mark Lulin dhe bashkëshorten e tij. Ishte një ditë plot humor, plot batuta, sepse një nga të veçantat e Frankos ishte humori i tij, buzëqeshja e tij e ëmbël dhe humori me batuta që të bënte të flakje tej çdo lloj nervozizmi. Ishte një ditë e zakonshme, sepse të gjitha ditët tona ishin të bukura. U kthyem në shtëpi rreth orës 6. Pas gjysëm ore pushimi u fut në studion e tij. U ul për të punuar. Ishte duke përgatitur 5-6 këngë para se të largoheshim për në Australi në një recital që do t’i realizonte tek Alban Dudushi me tenorin Kastriot Tusha. Ishin këngë të zgjedhura, këngë të bukura, napoletane, për t’i patur si kujtim dy miq. Kishim dy ditë që kishim filluar provat. Ndodhi ajo çudia që ndodhi. Punoi dy orë e gjysëm. Nga ora 9 u ulëm për të parë një koncert në Rai në Arena di Verona, bëhej me gratë artiste italiane me Loredana Bertè etj. dhe të gjithë fondet do të kalonin për gratë e dhunuara. Ishte koncert brilant. U kënaqëm dhe rreth orës 12-12:30 sa mbaroi koncerti dhe nga ora 1 ramë për të fjetur dhe Franko ra në një gjumë dhe nuk u ngrit më‘,- u shpreh Tefta.