“DASHNIA JEM…”/ Fjolla Morina nxjerr pamjet nga hoteli luksoz dhe surprizën që i ka bërë partneri për Shën Valentin – AlpeGossip
“DASHNIA JEM…”/ Fjolla Morina nxjerr pamjet nga hoteli luksoz dhe surprizën që i ka bërë partneri për Shën Valentin

“DASHNIA JEM…”/ Fjolla Morina nxjerr pamjet nga hoteli luksoz dhe surprizën që i ka bërë partneri për Shën Valentin

Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina vazhdon të jetë në kërkim nga policia. Pasi ajo u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me qira në Kukës.

Mirëpo, duke se Fjolla është moskokëçarëse ndaj bluve, pasi po jeton çdo moment pa frikë. Mbrëmjen e 14 shkurtit ajo ka marrë një surprizë nga partneri Fisnik Syla, me rastin e Shën Valentinit.

Ai ka përzgjedhur një dhomë hoteli luksoz, të cilën e ka mbuluar me petale trëndafili të kuqe, ndërsa në shtrat ka realizuar një zemër. Ka qenë Fjolla që ka publikuar pamjet romantike në Instagram, ku vihet re edhe një vaskë plot me petale.

Kujtojmë që këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte Syla dhe shoferi.

Ditë më parë Fjolla Morina është parë në prani të burrit të saj dhe shoqërisë në një restorant në Prishtine, Kosovë, sipas mediave online ne Kosove. Ajo është parë edhe nën shoqërinë e aktivistit Rron Gjinovci.