“SHËN VALENTIN TJETËR I IMI…”/ Arbana Osmani dhe Xhemi sapo na treguan me këtë FOTO që sot qënka dhe festa e tyre – AlpeGossip
“SHËN VALENTIN TJETËR I IMI…”/ Arbana Osmani dhe Xhemi sapo na treguan me këtë FOTO që sot qënka dhe festa e tyre

“SHËN VALENTIN TJETËR I IMI…”/ Arbana Osmani dhe Xhemi sapo na treguan me këtë FOTO që sot qënka dhe festa e tyre

Kush tha që Shën Valentini është vetëm për çifte? Kush tha që kjo festë gëzohet vetëm me partnerin/partneren me të cilin/cilën ke lidhur apo do të lidhësh jetën?

Shën Valentini festohet edhe mes shoqërisë, nga kushdo që ka dashuri për miqtë e tij!

Shembulli më i mirë për këtë janë dy moderatoret dhe mikeshat e ngushta, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu.

Pasi dje festuan ditën e të dashuruarve me partnerët përkatës, ato s’mund të rrinin pa festuar dashurinë që kanë për njëra-tjetrën. Ato e kanë pirë kafen e mëngjesit të dyja, duke nisur ditën së bashku, madje Arbana i ka bërë edhe një dhuratë të vogël Xhemit.

Ajo i ka dhuruar një trëndafil të kuq, ndërsa këtë moment e ka ndarë në rrjete sociale.

Kliko linkun për foton

https://www.instagram.com/p/CLTu5KqA5qA/?utm_source=ig_embed

“Shën Valentini tjetër i imi”- ka shkruar moderatorja krahas pozës.

Arbana dhe Xhemi janë kthyer ndër vite në një simbol të shoqërisë dhe shumë vajza e gjejnë veten tek marrëdhënia e tyre. Vajzat i shohim kudo bashkë, nga puna në daljet e përditshme e deri tek pushimet.

Miqësia e tyre dhe postimet plot humor në rrjete sociale rrëmbejnë gjithmonë vëmendjen e fansave. Që në hapat e parë në Top Channel ato kanë qenë mikeshat më të mira të njëra-tjetrës dhe shoqëria sa vjen e forcohet