HOQI NGA INSTAGRAMI ARBANËN DHE EDUARDIN/ Zbulohet ku i mbeti hatri Luizit me çiftin – AlpeGossip
HOQI NGA INSTAGRAMI ARBANËN DHE EDUARDIN/ Zbulohet ku i mbeti hatri Luizit me çiftin

HOQI NGA INSTAGRAMI ARBANËN DHE EDUARDIN/ Zbulohet ku i mbeti hatri Luizit me çiftin

Luiz Ejlli ka habitur me lëvizjen e tij të papritur në Instagram ku ka hequr nga lista e ndjekësve Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn. Dukej se ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin. Madje, Luizi shpesh gjatë live të “BBV2” shprehte dëshirën për të qenë pjesë e stafit të “Big Brother VIP 3”. Publiku madje herë pas here e shihte Luizin të favorizuar nga regjisori Grishaj, ndoshta nisur dhe nga vendi i njëjtë i origjinës. Por me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Madje aq e papritur dukej kjo lëvizje e Luizit, sa që edhe vetë çifti nuk e ka kuptuar, deri kur doli lajmi. Kjo për faktin se si Arbana ashtu edhe Edi, vijonin ta ndiqnin, ndonëse ky i fundit i kishte larguar.

Sipas Panorama plus, në rrjet po përflitet se çifti nuk ka qenë asnjëherë pro idesë që këngëtari të vinte si opinionist në edicionin e ardhshëm të Big Brother. Ndonëse është ende herët të flitet për pozicionet e reja, ndjekësit kanë pretenduar se është kjo arsyeja që ka çuar në reagimin e menjëherëshëm të Luizit.