“THASH QË E LA TRURI I KOKËS”/ Einxhel dhe Arjola komentojnë misionin e fshehtë: Unë s’po e kuptoja Trixën… – AlpeGossip
“THASH QË E LA TRURI I KOKËS”/ Einxhel dhe Arjola komentojnë misionin e fshehtë: Unë s’po e kuptoja Trixën…

“THASH QË E LA TRURI I KOKËS”/ Einxhel dhe Arjola komentojnë misionin e fshehtë: Unë s’po e kuptoja Trixën…

Misioni i fshehtë që “Vëllai i Madh” u dha Beatrix dhe Donaldit ka përfunduar me debat të fortë mes këtij të fundit dhe Einxhel.

Teksa aktori i humorit po fliste me Arjolën dhe e pyeste se pse nuk shkuat tek Egzona për ta qetësuar, ndërhyn Einxhel e cila thotë: “Po të ishte nga ana njerëzore nuk e do bënit fare këtë shaka”.

Më pas moderatorja e njohur shton se “nuk i plas fare si ka dalë, se i qëndron të gjitha gjërave që tha”.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Unë jam marrë me Trixën gjatë gjithë kohës, nuk e kam pasur në fokus se thashë është mërzitur, kjo tjetra shkalloi

Einxhel: Po ik moj, më tregon anën njerëzore. Anën njerëzore zgjidhni shaka me makarona, jo shaka me njerëzit. Lojë, zgjidh një tjetër më njerëzore. Më trego Donaldi mua sa njerëzore jam unë e kujt ti shkoj për ngushëllim. Jo po ti bëjmë edhe të shtatat. Edhe s’më plas fare si kemi dalë se u qëndroj të gjitha gjërave që thashë. Vazhdoj mendoj po njësoj si me shaka, si pa shaka. Edhe këtu do jemi, do i shohim. Po pres ti shoh

Arjola: Nga ana njerëzore kisha një vajzë që u shqetësua nga Trixa dhe një tjetër që e la truri i kokës, iku

Einxhel: Unë se mora vesh Trixën po qante apo po qeshte, apo po ulëriste e shkallonte. E realisht nuk kisha në plan të ndërhyja nëse Trixa nuk do kishte ardhur në banjë të më merrte.

Arjola: Egzonën nuk e ofenduam e as nuk e hodhëm.

Einxhel: Unë gocat i lashë duke u sqaruar me njëra-tjetrën dhe ika te dentisti. Trixa erdhi e më kapi. Unë i thashë që Egzona nuk ka ndonjë gjë me ty, nëse ty të vret kaq shumë kjo gjë, fol me të dhe jo me mua. Nuk mendoj se Egzona ka faj