“PIKTORI MASHTRUES” ISHTE THJESHT NJË GAZETAR? Reagon Rudina Magjistari dhe situata u komplikua – AlpeGossip
“PIKTORI MASHTRUES” ISHTE THJESHT NJË GAZETAR? Reagon Rudina Magjistari dhe situata u komplikua

“PIKTORI MASHTRUES” ISHTE THJESHT NJË GAZETAR? Reagon Rudina Magjistari dhe situata u komplikua

Saga për ngjarjen e piktorit mashtrues vijon përreth një javë, ndërsa të gjitha mediat shkruanin se cila ishte e vërteta që fshihej pas gjithë kësaj.

Edlir Reka që u prezantua si artist, pikturat e të cilit kishin marrë pjesë në shumë konkurse të huaja, në fakt ishte thjesht një gazetar i infiltruar i emisionit “Bypass Show”, në televizionin “Vizion Plus”.

Por Rudina Magjistari, në emisionin e së cilës Edliri u prezantua fillimisht si artist dhe më pas zbuloi se nuk ishte i tillë, reagoi sërish përmes një Insta Story.

“Këto ditë kur historitë tronditëse e të dhimbshme ia lënë radhën njëra-tjetrës, kjo duket e largët dhe e tepërt, por s’mund të rrija dot pa bërë një koment: Sepse tani e paskan radhën ca gazetarë të tjerë që e besuan sot mashtrimin e tij. E shikoni që s’është aq e thjeshtë të kuptosh menjëherë një mashtrim?”, shkroi moderatorja shqiptare.

Rudina nënkupton se në fakt edhe deklarata e tij e fundit nuk është e vërtetë dhe se ai nuk ishte një gazetar i infiltruar.

Javën e kaluar u zbulua se të gjitha pikturat e publikuara në Instagram-in e tij ishin fotomontazh. Gënjeshtra e Edlir Rekës tronditi mbarë opinionin publik dhe nxiti debate të mëdha në rrjetet sociale.