Ish-banorja e Big Brother Fjorentina Halili rrëfen se…… – AlpeGossip
Ish-banorja e Big Brother Fjorentina Halili rrëfen se……

Ish-banorja e Big Brother Fjorentina Halili rrëfen se……

Ajo ka qenë një ndër personazhet më të përfolur në edicionin e vitit të kaluar të “Big Brother Albania”! Jo vetëm për karakterin apo situatat që krijonte, por mbi të gjitha për historinë e dashurisë që lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fjorentina Halili, asokohe krijoi një raport ndjenjash me Olsi Klosin, dhe ata ishin vërtet një çift simpatik për të cilin flisnin të gjithë. Por, sot edhe pse të ndarë nga njëri-tjetri, asgjë nuk e ka penguar atë që të kujtoj me shumë nostalgji kohën e qendrimit brenda shtëpisë më të vëzhguar, siç është Big Brother Albania.

Në instagram, ajo ka postuar dy foto, të shkëputura si copëza nga ditët e këtij reality show, ku ka shkruar: “Një vit më parë, eksperienca më e bukur që do qendroj gjatë në memorien time, jo vetëm për mua, por besoj për të gjithë ato që e kanë përjetuar një gjë të tillë”. Ndërsa në një tjetër foto, Fjorentina ka shkruar: “Miss that time”!

Ka kaluar plot një vit nga eksperienca që e bëri vajzën simpatike të famshme në Shqipëri, Kosovë e më gjerë, e sot ajo ka shumë fansa që e adhurojnë figurën e saj.