“DUA TË LUAJ DHE NJË ROL PARA SE TË LË TEATRIN”/ Aktori i famshëm shqiptar bën deklaratën e fortë – AlpeGossip
“DUA TË LUAJ DHE NJË ROL PARA SE TË LË TEATRIN”/ Aktori i famshëm shqiptar bën deklaratën e fortë

“DUA TË LUAJ DHE NJË ROL PARA SE TË LË TEATRIN”/ Aktori i famshëm shqiptar bën deklaratën e fortë

Përgjatë një interviste në emisionin “Voilà”, aktori dhe regjisori i mirënjohur Enver Petrovci na surprizoi të gjithëve me deklaratën e fortë.

Sikur të mos kishte më forcë për t’i bërë ballë sfidave të profesionit ai rrëfeu: “Të jesh aktor, do të thotë të jesh edhe sportist, duhet të kesh forcë. Unë po e them që kam vendosur ta lë aktrimin. Dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër edhe mos të merrem më me teatër, si aktor.”

Me gjasë, shumë prej nesh janë mërzitur me këtë pohim të aktorit të dashur për publikun!

E megjithatë, shkëputja e tij nuk është drastike, pasi ndër të tjera Petrovci u shpreh se në televizion dhe në film do kemi mundësi ta shikojmë:

“Në film dhe televizion po, sepse është shumë më i lehtë fizikisht. Do të kaloj si regjisor, sigurisht edhe dramaturg.”

Enver Petrovci është ndër aktorët më të mirë të skenës shqiptare, i cili pjesën më të madhe të jetës ja ka kushtuar karrierës!