“PËR SHPIRT TË BABËS”/ Luizi i vendosur se çfarë do bëjë me Maestron: Le të përjashtohet – AlpeGossip
“PËR SHPIRT TË BABËS”/ Luizi i vendosur se çfarë do bëjë me Maestron: Le të përjashtohet

“PËR SHPIRT TË BABËS”/ Luizi i vendosur se çfarë do bëjë me Maestron: Le të përjashtohet

Luiz Ejlli është i vendosur që nuk do ta falë Armaldo Kllogjerin. Teksa po bisedonte mbrëmë me Kiara Titon, ai tha se nuk i harron kurrë njerëzit që i kanë bërë dëm.

Maestro uroi babain e Kiarës me rastin e ditëlindjes së tij duke thënë “edhe 100 vjehrri i çapaçulit”. Këngëtarit nuk i erdhi aspak mirë se i tha ‘çapaçul’, duke qenë se vetë Armaldo është mërzitur shumë kur Luizi i ka thirrur astu.

Madje ai i tha mbrëmë se ‘ka mbaruar me atë që tha dhe do e shohë të shtunën se çfarë do ndodhë’. Këtë gjë ia tha edhe Kiarës.

“Pse atëherë u bë aq e madhe dhe tani nuk do bëhet? Le të përjashtohet. Ti mendon se i harroj ato që ka bërë. Betohem në shpirt të babës që nuk do ia fali. Unë nuk qeshi. Do e shohim. Unë nuk harroj. Nuk i harroj kurrë njerëzit që më kanë bërë dëm”, tha Luizi.