BABAI I KIARËS FESTON DITËLINDJEN/ Banorët: Edhe 100 vjehrri i çapaçulit – AlpeGossip
BABAI I KIARËS FESTON DITËLINDJEN/ Banorët: Edhe 100 vjehrri i çapaçulit

BABAI I KIARËS FESTON DITËLINDJEN/ Banorët: Edhe 100 vjehrri i çapaçulit

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë uruar sot babain e Kiara Titos me rastin e ditëlindjes.

Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri e kanë bërë urimin e tyre duke iu drejtuar si ‘vjehrri i çapaçulit’. Kjo për shkak se babai i Kiarës kur takoi para pak javësh Luiz Ejllin iu drejtua me ‘çapaçul’.

Ndërkohë nga ana tjetër, moderatorja e njohur ka formuar me gur urimin “Edhe 100 Aba” në oborrin e shtëpisë.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmë Luizi dhe Kiara janë pajtuar dhe kanë kaluar momente romantike me njëri-tjetrin. Pasi u sqaruan për debatin e fundit që patën, ata u puthën dhe u përqafuan.

E jo vetëm kaq, pasi teksa po dëgjonin muzikë në oborr dhe ishin vetëm, moderatorja dhe këngëtari u përlotën.