“NUK E PRANOJ”/ Habit Meri: Nëse Enxhëll riktheht unë do largohem nga emisioni… – AlpeGossip
“NUK E PRANOJ”/ Habit Meri: Nëse Enxhëll riktheht unë do largohem nga emisioni…

“NUK E PRANOJ”/ Habit Meri: Nëse Enxhëll riktheht unë do largohem nga emisioni…

Meri Murrizi, një nga konkurrentet e Love Story, ka folur së fundmi për eliminimin e Suelës dhe videomesazhin e Enxhëllit, që surprizoi publikun me dëshirën e saj për t’iu rikthyer garës.

Në një intervistë për progrmin “Daily love Story”, Meri ka dhënë një deklaratë të fortë, teksa e ka shprehur hapur se nëse Saimiri pranon që Enxhëll të kthehet, ajo do të largohet nga spektakli.

“Sa i përket largimit të Suelës këto janë vendime të Saimirit dhe ne nuk kemi vend këtu të komentojmë. Videomesazhi i Enxhëllit…unë kam respekt për të sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera.

Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja, do mundja emocionet, do përballoja presionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë dhe nuk do veproja ashtu.

Nëse vërtetë mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq.

Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”,- deklaroi Meri.

Është Saimiri ai që do të vendosë nëse Einxhëll do të rikthehet në program. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim puntatën e ardhshme.