A ËSHTË KRISUR LIDHJA DONALD-BEATRIX? Ja çfarë thanë ata gjatë spektaklit – AlpeGossip
A ËSHTË KRISUR LIDHJA DONALD-BEATRIX? Ja çfarë thanë ata gjatë spektaklit

A ËSHTË KRISUR LIDHJA DONALD-BEATRIX? Ja çfarë thanë ata gjatë spektaklit

Donaldi dhe Beatrix kanë shpjeguar se përse lidhja e tyre ka pasur luhatje kohët e fundit.

Dita ditës loja po bëhet dhe më e vështirë, ndërsa ata po përjetojnë një lidhje në kushte jo normale të mbyllur brenda një shtëpie.

Beatrix u shpreh se është një person shumë emocional dhe se analizon cdo gjë në kokën e saj, e ndikuar edhe nga qëndrimi mbyllur.

“Nuk më ka ardhur mirë, por ndoshta ka qenë dhe faji im. Në botë jo nuk kanë ndryshuar ndjenjat ndaj Trikës”, tha Donaldi.

“Që në fillim ka qenë e vështirë për mua, eksperiencë e bukur por e vështirë dhe ndonjëherë kur përjeton shumë gjëra njëkohësisht edhe unë mund të jem ngarkuar me shumë situata dhe padashje nuk e kam menduar gjendjen e Donaldit.  Nuk është mërzitje e drejtpërdrejtë nga Donaldi, ka qenë edhe personale nga unë edhe koha e qëndrimit në shtëpi. Nuk doja të ndikoja tek ai, unë e kam në natyrë që e ekzagjeroj në kokën time”, tha Beatrix.

“Triksa është shumë tip emocional, e vuan, kjo është problemi që ajo ka”, tha Donaldi.