“NA TMERRUAT…”/ Çfarë i ndodhi Monika Lubonjës? – AlpeGossip
“NA TMERRUAT…”/ Çfarë i ndodhi Monika Lubonjës?

“NA TMERRUAT…”/ Çfarë i ndodhi Monika Lubonjës?

Aktorja e njohur, Monika Lubonja është tepër aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me ndjekësit e saj momente të përditshmërisë së saj.

Aktorja njihet gjithashtu edhe për reagimet e saj lidhur me tematika të ndryshme ndërsa mbrëmjen e kaluar Lubonja ka reaguar në profilin e saj të Instagramit për komentet negative që përdoruesit e rrjeteve sociale shkruajnë.

Pra po mbyll një ditë super të lodhshme. Po mirë lodhja dhe lajmet, emisionet që dalin në ekran super të shëmtuara por tani të japim llogari dhe grave që nuk të lënë rehat me komente negative. O zot ky vend e ka kaluar kufirin e çmendurisë. Nuk di a do t’i bëjë njeri derman këtij populli. O gra qetsohuni, na tmerruat me gjuhën që flisni. O zot mbaju gojën dhe mendjen këtyre”.

Duket se shkak për këtë reagim të artistes është bërë pikërisht një postim i saj në rrjetet sociale, ku Monika shihet e veshur me një palë xhinsa dhe një jelek blu, ku na qaf mban një fjongo.

Ku e ke bërë gjithë këtë “look” se dua të çoj vjehrrën. Të duket e re dhe ajo e shkreta”, shkruan një përdoruese e Instagramit.

“Po, unë kam lindur e re dhe do vdes e re. Se është me natyrë kjo punë, jo se çfarë do të bësh ti. Të qendis Zoti që në fillim. Më falni për modestinë e tepruar por ndonjëherë duhet të flasësh, se nuk i mbyll dot gojën njerëzve, me budallalliqet që flasin”, shkruan Monika.

“Je e sigurt që nuk të ka ikur petulla moj? Zot, po ça jeni bërë?”, shkruan një tjetër.

“Tani nga botokset po iu plasin faqet, nuk ka lidhje shëndeti”, shton një tjetër.

Monika nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment, duke shkruar: “Po ti që paske faqe topçe vet, i bie që ke bërë botoks. Po ça janë këto përfundime”.