6 MUAJSHE SHTATZËNË/ Almeda Abazi shkëlqen nga nuri i shtatzënisë (FOTO) – AlpeGossip
6 MUAJSHE  SHTATZËNË/ Almeda Abazi shkëlqen nga nuri i shtatzënisë (FOTO)

6 MUAJSHE SHTATZËNË/ Almeda Abazi shkëlqen nga nuri i shtatzënisë (FOTO)

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi po jeton muajt më të bukur në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmi se do bëhen prindër i gëzoi shumë çiftin shumë të dashur për publikun, aktorin Tolgahan Sayisman dhe Almedën.
Ata kanë zbuluar se janë në pritje të një djali e madje i kanë vendosur edhe emrin. Vogëlushi do të quhet Efehan dhe pritet të lindë në muajin prill pasi Almeda është në muajin e 6 të shtatzënisë.

Gjatë kësaj kohe ajo nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur dhe ka qëndruar aktive në rrjete sociale.

Mbrëmjen e sotme Almeda ka postuar një foto ku shihet e relaksuar në shtrat, me shumë pak makeup teksa vështron nga kamera.

Missi shqiptar duket që ka marrë nurin e shtatzënisë dhe shkëlqen në këtë foto.

Në Instastory Almeda ka postuar edhe një video ku tregon barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan të zi.