“JANË SHARLATANË”/ Ermal Mamaqi i kthen përgjigje Alfred Trebickës pas asaj që tha për “I Love Tropoja” – AlpeGossip
“JANË SHARLATANË”/ Ermal Mamaqi i kthen përgjigje Alfred Trebickës pas asaj që tha për “I Love Tropoja”

“JANË SHARLATANË”/ Ermal Mamaqi i kthen përgjigje Alfred Trebickës pas asaj që tha për “I Love Tropoja”

Ermal Mamaqi i përgjigjet aktorit Alfred Trebicka pas kritikave të ashpra ndaj dy filmave komedi “I Love Tropoja” dhe “Falco”.Trebicka i quajti si “sharlatanë të artit”, por Mamaqi tha sot në emisionin “Java”, se Trebicka nuk ka parë filmin, ndaj nuk mundet të gjykojë.“Ky reagim ka ardhur, ky personi që po fliste, që është profesor, janë sharlatanë etj. Dhe në fund gazetarja e pyeti “e ke parë filmin?” Jo tha ai. Domethënë kjo bie se si mund të komentosh, gjykosh kur nuk ke parë filmin. Në datën 4 shkurt do të jemi në Tropojë, nëse do të ishte e vërtetë si do mund të shkonim në Tropojë”, u shpreh Ermal Mamaqi, transmeton neësbomb.al.

Çfarë tha Trebicka i pyetur rreth realizimeve të fundit në kinematografi:“Unë si profesionist do t’i quaja sharlatanë. Këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Edhe trumpetojnë, kanë gjetur disa mjete financiare, ata e dijnë, s’më intereson fare kjo punë…”.