Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka udhëtuar ditën e sotme për në Sanremo. Ajo ka publikuar disa foto në profilin e saj të Instagramit dhe ndjekësit kanë vërshuar me komente.
Duke qenë se nuk ndodhet në Shqipëri, një grua e ka pyetur nëse nuk do e prezantojë më “Në kurthin e Piter Panit”. “Piter Panin nuk do e prezantoni më ju? Ngaqë ishin audicionet sot dhe mori pjesë vajza ime”, i shkruan ajo.
Alketa ka treguar se do vazhdojë ta prezantojë dhe se bashkë do shihen javën e dytë të shkurtit në TV Klan.
“Patjetër që do e prezantoj! Stafi i produksionit realizuan me sukses audicionet e fundit sot. Shihemi javën e dytë të shkurtit në TV Klan”, ka sqaruar moderatorja.



















![I thonë për të marrë pjesë në ‘Fast e Furios 9’, ish banorja e Big Brother i habit të gjithë me reagimin e saj…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/dc00d52ae1c5443f8dbc2ccdf3148705_L-400x280.jpg)



