Nëse keni bërë ndonjëherë seks me dikë që mbaron shumë shpejt, e dini mirë sa e mërzitshme mund të jetë për të dy ju.
Për të qenë të sinqertë, kohëzgjatja mesatare e seksit penetrues është gjashtë minuta. Ndaj nëse partneri juaj është brenda këtij numri, teknikisht ka një kapacitet normal penisi-në-vaginë. Megjithatë nëse ju, ose të dy ju nuk largoheni të kënaqur, ka një problem. Dhe fatmirësisht për ju ka disa gjëra që mund të bëni për të bërë që momenti juaj special të zgjasë më shumë.
1. Sugjeroni paralojën
Para se të bëni seks, përfshini masturbimin në paralojën tuaj. Thuaji që të pëlqen kur ai të sheh teksa prek veten, ai do ta adhurojë këtë. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni në një hap gjatë seksit dhe të kaloni orgazmën në të njëjtën kohë.
2. Ndërroni pozicionet
Pjesa më e madhe e djemve e dinë kur janë gati të kalojnë në orgazëm, ndaj thuaji tëndit të ndryshojë pozicion kur të jetë afër. Ju mund ta kuptoni vetë kur ai të jetë në prag orgazme. Testikujt forcohen dhe ngrihen më shumë. Ai do të lëvizë më shpejt dhe me një ritëm të parashikuar, kjo do ta çojë më shpejt në orgazëm, prandaj pikërisht në këtë moment ju duhet të ndaloni për të vonuar orgazmën.
3. Bëni pushime të vogla
Nuk po ju ndjek njeri nga mbrapa që të mbaroni. Në mes të aktivitetit mund të bëni pushime të vogla, të ulni pak entuziasmin, filloni puthuni dhe ledhatohuni. Kjo ju afron më shumë dhe e bën eksperiencën më të këndshme për të dy.
4. Detyrojeni të bëjë ushtrime për pelvikun
Këto ushtrime nuk janë vetëm për gratë. Edhe burrat mund t’i bëjnë dhe ndryshimi do të jetë shumë i dukshëm në dhomën e gjumit. Në studim suedez i 2014-ës zbuloi se burrat që bënin ushtrime të tilla përmirësonin aftësitë për të kontrolluar ejakulimin e parakohshëm. Prandaj inkurajojeni të bëjë ushtrime ndërsa rri i ulur në zyrë gjatë ditës. Ajo që duhet të bëjë është të shtrëngojë muskujt mes kërbishtes dhe organeve gjenitale. Mund të bëjë një diferencë shumë të madhe.
5. Vazhdoni
Vetëm se ai ka përfunduar, s’do të thotë që duhet të përfundoni dhe ju. Seksi nuk përfundon me një orgazëm. Nëse loja më pas vazhdon, me gjasë do të ketë një ereksion tjetër dhe do të zgjasin më shumë herën e dytë apo të tretë.