Lanë vendlindjen për dashurinë! Meshkujt shqiptarë që shkuan pas “nuses” (FOTO) – AlpeGossip
Lanë vendlindjen për dashurinë! Meshkujt shqiptarë që shkuan pas “nuses” (FOTO)

Lanë vendlindjen për dashurinë! Meshkujt shqiptarë që shkuan pas “nuses” (FOTO)

Jemi mësuar me rastet kur pas martesës, fejesës, ose dhe lidhjes femrat shkojnë pas partnerit të tyre. Ideja e të shkuarit të shtëpia e bashkëshortit, marrjes së mbiemrit të tij, jetesës me familjarët, janë disa tradita të hershme që vijojnë ndiqen edhe sot e kësaj dite.

Por dashuria ka shtyrë shumë meshkuj që të zhvendosen në vendin ku jeton gjysma e tyre tjetër. Në showbiz ka shumë meshkuj të njohur shqiptarë që kanë rendur pas femrave që dashurojnë. Më poshtë do të njihemi me rastet kur meshkujt shqiptarë kanë lënë vendlindjen për dashurinë.

Getoari
Reperi Getoar Selimi la Prishtinën për Marinën. Fama e tij është e shtrirë në mbarë trojet shqiptare, kështu që Geti nuk e pati problem të lërë vendlindjen për t’u transferuar pranë moderatores Vjollca, e cila ka një punë fikse në televizion në Tiranë. Dyshja shkojnë shpesh në Kosovë për të vizituar familjen e Getoarit, por foleja e tyre është tashmë apartamenti i tyre në Kodrën e Diellit në Tiranë.

Flori Mumajesi
Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu u përfolën për lidhje disa muaj më parë, qëkur Liberta u fotografua pranë Florit dhe djemve “Threedots”. Pas kësaj marrëdhënieje, Flori u zhvendos në Prishtinë për të mos pasur lidhje në distancë. E pyetur se kush është Flori në jetën e saj, ajo iu përgjigj: “Është një gjeni për atë që bën”. Ndërsa pyetjes tjetër, nëse mund të jetë ajo një nuse në Tiranë, iu përgjigj “Po, pse jo”. Megjithatë aktualisht Flori po jeton në Prishtinë dhe miq të tyre të afërt kanë treguar se, ai po e sheh si partnere serioze Libertën, ndërkohë që ndër planet e tyre është edhe martesa.

 

Vedat Ademi
Këngëtari u dashurua pas Dorelës, vajzës nga Tirana, të cilën e ndoqi pas dhe nisi jetën në kryeqytet. Ai la Mitrovicën për të ardhur dhe për të krijuar një familje në Tiranë. Tashmë këngëtari Vedat Ademi dhe bashkëshortja e tij Dorela janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me djalin e tyre Jonart. Çifti i famshëm ka sjellë dje në jetë edhe një djalë tjetër.

Seldi Qalliu
Që prej lidhjes dhe fejesës me këngëtaren Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu u zhvendos në Kosovë për t’i qëndruar pranë gjysmës tjetër të tij. Çifti qëndruan për disa kohë në Kosovë, por tashmë janë transferuar drejt Zvicrës, ku dhe ndjekin axhendën e koncerteve live.

 

Burimi: Iconstyle.al