SURPRIZAT VAZHDOJNË/ Ja pse Arbana do të hyjë brenda shtëpisë së “BB VIP” – AlpeGossip
SURPRIZAT VAZHDOJNË/ Ja pse Arbana do të hyjë brenda shtëpisë së “BB VIP”

SURPRIZAT VAZHDOJNË/ Ja pse Arbana do të hyjë brenda shtëpisë së “BB VIP”

Këtë vigjilje Krishtlindjesh, spektakli i të premtes në “Big Brother VIP Albania” ka nisur totalisht ndryshe.

Mbrëmja startoi më bukur se kurrë me një performancë të veçantë nga banorët e shtëpisë.

Arbana Osmani i ka përshëndetur të gjithë duke i komplimentuar për look-un me temë festive, ndërkohë që surpriza e parë e natës kanë qenë opinionistët “e rinj” të spektaklit.

Në rolin e Balinës dhe Arbrit, pjesë e spektaklit janë bërë aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli”, Albana Perhati dhe Rezart Veleshnja. Pas disa minutash me batuta humoristike, në studio janë bashkuar Balina dhe Arbri, të cilët kanë parë nga afër imitimet argëtuese, që kanë shtuar të qeshurat e të gjithë shqiptarëve.

Arbana ka njoftuar se mbrëmja e sotme do të jetë plot surpriza, ku surpriza më e madhe do të jetë në fund të spektaklit, moment në të cilin moderatorja do të hyjë brenda shtëpisë, për t’i dhuruar një dhuratë të veçantë që do t’i gëzojë të gjithë garuesit.

Rikujtojmë se në garën e sotme të ditës së premte, të nominuar janë plot nëntë banorë: Monika Lunonja, Meridian Ramçaj, Antonela Berisha, Sarah Berisha, Arjola Demiri, Big Mama, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Ilir Shaqiri.

Televotimi është mbyllur, ndërkohë që presim të zbulojmë se kush do të eleminohet.