“KAM FALENDERUAR ZOTIN QË DOLA NGA BB VIP…”/ Ronaldo Sharka bën reagimin prekës për humbjen e babait: U largua i ri… – AlpeGossip
“KAM FALENDERUAR ZOTIN QË DOLA NGA BB VIP…”/ Ronaldo Sharka bën reagimin prekës për humbjen e babait: U largua i ri…

“KAM FALENDERUAR ZOTIN QË DOLA NGA BB VIP…”/ Ronaldo Sharka bën reagimin prekës për humbjen e babait: U largua i ri…

Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Ronaldo Sharka ka bërë një reagim prekës pak ditë pasi humbi të atin, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Gazetari ka ndarë me ndjekësit një video nga momenti i surprizës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku babai e surprizoi në ditët e fundit të jetës. Ai shkruan se është i lumtur që doli nga “Big Brother VIP” në kohën e duhur për të qenë edhe pak javë pranë të atit.

“Ky postim per te gjithe ju…. Ne emrin tim dhe te familjes time, ju falenderojme publikisht per ngushellimet dhe te gjithe mbeshtetjen emocionale qe na keni dhene te gjithe, jo vetem te afermit, shoqeria e koleget, por te gjithe shqiptaret, ndaj ju kerkoj ndjese publikisht nese nuk kam mundur t’i pergjigjem mesazheve tuaja por besoj qe me mirekuptoni ne kete pjese, pasi jane me mijera. Ne nje momet te dyte do ulem dhe do i shoh nje per nje.

Dhimbjen nuk e sheron asgje, koha mbase… por ju na keni dhene shume dashuri keto dite ndaj na e keni lehtesuar sado pak. Im ate u largua i ri, vetem 52 vite jete pavaresisht qe semundja e “plaki” para kohe, ama ne 52 vite jete tregoi qe mundet edhe te jesh njeri i mire, ne kete bote komplekse, dhe pavaresisht “plakjes” fizike, semundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemren. Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama per tim ate po. Do kem gjithe jeten kujtimin me te bukur, perqafimin me te ndjere me audio dhe video, qe sa here te me marre malli do e shoh. Keto dite kam falenderuar Zotin qe kam dale nga shtepia pikerisht ne ate moment, kur im ate kishte nevoje per mua. Faleminderit edhe nje here, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra”, shkruan Ronaldo.