Ikona e modës i bën të gjithë xhelozë! Feston ditëlindjen me…(FOTO/VIDEO) – AlpeGossip
Ikona e modës i bën të gjithë xhelozë! Feston ditëlindjen me…(FOTO/VIDEO)

Ikona e modës i bën të gjithë xhelozë! Feston ditëlindjen me…(FOTO/VIDEO)

Festat e Vip-ave përveç faktit se kremtojnë një datë të shënuar janë kthyer tashmë edhe në një sfidë mes tyre se kush di të festojë në mënyrën më fantastike të mundshme.

Dje për Victoria Beckham ishte një ditë e shënuar pasi ikona e modës mbushi plot 44-vjeç.

Si fillim ajo na ka treguar me postimet në Instastory se është befasuar që në orët e para të mëngjesit nga një tortë me frutat e saj të preferuara, të përgatitur nga bashkëshorti David dhe fëmijët e saj.

Në një video të postuar në story Victoria ka preferuar të ndajë me të gjithë ndjekësit momentin e prerjes së tortës. Në video dëgjohet zëri i vajzës së saj Harper, e cila i ka kënduar mami Victorias këngën e ditëlindjes.

Epo më ëmbël se kaq vështirë se bëhet! Victoria me siguri ndihet krenare për familjen që ka.