LAJM I ËMBËL/ Olta Gixhari shtatzënë për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
LAJM I ËMBËL/ Olta Gixhari shtatzënë për herë të parë (FOTO)

LAJM I ËMBËL/ Olta Gixhari shtatzënë për herë të parë (FOTO)

Para disa ditësh në media u përfol se aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari është në pritje të ëmbël. Ajo publikoi disa foto ku binte në sy barku më i fryrë se zakonisht.

Burime për “Revista Who” kanë konfirmuar së fundmi lajmin se aktorja është shtatzënë. Ajo i ka kaluar javët e rrezikut por ka zgjedhur që ta shijojë këtë periudhë larg vëmendjes së mediave.

Lajmin e kanë konfirmuar dhe dy miqtë e saj të ngushtë, Olti Curri dhe Eni Shehu. Kujtojmë se Olta prej kohësh ka nisur një jetë të re në Spanjë ku po kalon dhe karantinën. Ajo ndodhet me partnerin e saj, të cilin ka preferuar të mos e bëjë publik.